Dosja e zhdukjes së Jan Prengës sapo ka mbërritur në SPAK. Kjo çështje do të hetohet nga prokurorët e posaçëm të SPAK.

Prokuroria e Tiranës është shprehur se dyshohet se veprimet janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe ka shpallur mos kompetencën për këtë ngjarje.

Jak Prenga u rrëmbye në datën 17 janar në Kamëz nga disa persona. Në lidhje me këtë ngjarje janë bërë disa arrestime.