30 prill 2015 – Prokuroria e Durrësit zbardh dosjen e plotë të krimit të ndodhur në një banesë në ndërtim e sipër në Shkozet, në shkurt të vitit të shkuar. Pronari i shtëpisë, Odise Verbofshi ekzekutoi Shaban Babasin dhe Albert Kasallën për lekët e 75 kg marijuanë. Më pas atyre u vuri flakën në makinë. Për ekzekutorin prokuroria kërkoi sot burgim të përjetshëm.

 

 

Me date  20.02.2014 rreth ores 22.10 se ne vendin e quajtur lagja nr.14/1 Kenete, Durres jane gjetur te vrare dhe te djegur ne ne nje automjet tip Mercedes Benz 270, me targa AA  930 DJ, dy persona ende te pa identifikuar. Njoftimi  per kete ngjarje eshte bere nga banoret e zones te cilet kane pare flaket e zjarrit qe dilnin nga ky automjet dhe nder te tjera kane pare se ne bagazin e ketij automjeti dalloheshin kembet e nje personi. Menjeher pas njoftimit te marre ne vendin e ngjarjes kane shkuar forca te policise dhe ato te zjarrfikses te cilet kane beret e mundur shuarjen e zjarrit. Pas shuarjes se zjarrit eshte bere e mundur identifikimi I pronesise se automjete qe eshte djegur qe i perkete shtetasit Shkelzen Babasit.

        Pas kryerjes se veprimeve hetimore ne lidhje me kete ngjarje ka rezultuar se kufomat e gjetura ne automjetin me targa AA930 BJ, jane identifikuar dhe i perkasin shtetasve Shaban Sabri Babasi, me banim ne fshatin Kamberas Fushe – Krujes dhe shtetasit Alber Shaqir Kasalla me banim ne Fushe – Kruje.

            Nga provat e administruar ne gjykim ka rezutuar se viktimat Shaban dhe Albert kane ardhur ne qytetin e Durresit me automjetin me targa AA930BJ se bashku me shtetasin Bledar Allmuca, per te takuar nje te njohurin e tyre me emrin Odise Verbofshi, I cili ka nje servis automjetesh ne lagjen nr.14, Shkozet Durres. Takimi i viktimave dhe Bledar Allmuces me te pandehurin Odise Verbofshi eshte bere ne lagjen nr.14, Shkozet Durres tek karburant “Dida” rreth ores 12.00 te dates 20.02.2014. Viktimat pasi jane takuar me te pandehurin Odise, I kane thene Bledarit qe te priste aty se kishin nje pune dhe do ktheheshin shpejte duke levizur me automjetin me targa AA930BJ qe perdorej nga viktima Shaban Babasi. Pasi ka kaluar rreth nje ore Bledari shoke me viktimat ka qene ne pritje te tyre tek servisi i te pandehurit Odises. Por akoma nuk po vinin dy viktimat. Aty eshte afruar  i pandehuri Odise Verbofshi, ku Bledari e ka pyetur se ku jane Shabani me Albertin dhe ai i ka thene se do vijne nuk vonohen se kane takuar daje. Pasi dy viktimat jane vonuar, Bledari ka njoftuar shokun e tij dhe njekohesisht te viktimave te pandehurin Ilirjan Thanasi duke e vene ne djeni per vonesen e tyre. Ky i fundit eshte munduar te marrin kontakt me dy viktimat por numrat e celularve u kane dale te fikur. Ai ka kontaktuar me te pandehurin ku ky i fundit i ka thene qe te mos kete merak se jane ne nje takim me dajen e tij. Me pase Ilirjani eshte nisur per ne qytetin e Durresit ku rreth ores 16.00 eshte takuar ne autostrade tek mbikalimi i Shkozetit me Bledarin dhe te dyshuarin Odisen. Ne bisede e siper I pandehuri Odise i ka thene te pandehurit Ilirjanit se Shabani me Albertin me kane plagosur dajen e tij, por pas ketij veprimi jane larguar duke lene dhe makinen dhe telefonat ne makine. Ilirijani i ka kerkuar te pandehurit Odise te takohej me dajen tij por ky i fundit i eshte shmangur duke i thene se e ka derguar per mjekim ne nje doktore privat dhe se do te kontaktonte me vone, po keshtu i ka thene se celsat e automjetit i kishte vete Odisea.

Me pase i pandehuri Ilirijan se bashku me Bledarin kane shkuar ne Fushe – Kruje dhe prisnin qe te vinin dy viktimat. Gjate kesaj kohe vellai i viktimes shtetasi Dashamir Babasi ka komunikuar me Ilirjan dhe pasi jane takuar ne nje lokal ne fshatin Kameras, i pandehuri  Ilirjan Thanai i ka thene Dashamirit se i pandehuri  Odise e kishte njoftuar  se Shabani me Albertin kishin plagosur dajen e tij dhe ishin larguar. Ne vazhdim Ilirjani se bashku me Bledarin, Dashamirin dhe nje kushuri te Dashamirit kane levizur ne drejtim te Gjirit te Lalzit ne nje lokal qe ka Shabani duke menduar se mos kane shkuar atje per strehim. Por nuk kane gjetur asnje person. Gjate gjithe kohes i pandehuri Ilirjan Thanasi ka patur kontakte me celulare me te dyshuarin Odise Verbofshi, ku ky i fundit i thoshte i kerkonte te vinte te takoheshin dhe te sqaroheshin per ngjarjen.

Rreth ores 20.00 i pandehuri Odise  nepermjet  bashkeshortes se tij Dhurates i ka kerkuar shtetasit Gazep Pili qe ta ndihmonte ate qe te leviznin me motorr se i kishte mbetur nje makine dhe ta conte me  motorrin e te pandehurit. I dyshuari ka shkuar ne shtepin e vjerrit te teij Dashamir Sela me nje motorrciklete ku eshte takuar me shtetasin Gazep Pili dhe i ka kerkuar ketij te fundit qe te merrte nje bidon plastik se i duhej per te marre karburant se i ka mbetur nje makine qe e kishte marre per te rregulluar ne mes te rruges.

Me pas, i pandehuri  Odisea se bashku me te dyshuarin tjeter Gazep jane larguar me nje motorrciklet ku ne drejtim te saj ka qene Odise dhe ne sendilen e pasme ka qene Gazepi. Ata kane qendruar ne karburant “Visah” ku kane marre nje sasi prej 670 lekesh bezine ne nje bidon plastik. Me pase kane shkuar ne afersi te kryqezimit te rruges qe te cone per ne Shenevlash vend ne te cilen i dyshuari Odise kishte lene automjetin me targa AA930BJ dhe kane zbritur nga motorrcikleta. Me pase Odiseja eshte future ne kete automjet duke marre me vete dhe  bidonin me bezine ndersa shtetasi  Gazep Pili eshte larguar me motorrin e Odises. Me pase i pandehuri Odise  i ka vene zjarrin ketij automjeti ku brenda tij kane qene dhe dy viktimat.

Nga kqyrja e kufomave te dy shtetaseve ka rezultuar se te dy viktimat jane vrare me arme zjarri dhe pastaj jane djegur pjeserishte ne automjetin me targa AA  930 DJ .

Ne baze te aktit te ekspertimit mjekoligjor Nr 18,date 30.04.2014 per ekspertimin e viktimes Albert Kasalla, konstatohet nje plage tejshkuese me vrime hyrje ne vrimen e anes se majte te hundes dhe vrime dalje ne pjesen e pasme te kokes ana e djathte, te shkaktuara per se gjalli, si dhe djegie mbi 98 % e siperfaqes e grades II – III- IV-etj te shkaktuara pas vdekjes. Nuk evidentohet prania e monoksidit te karbonit. Plaga tejshkuese eshte shkaktuar me arme zjarri para vdekjes, kurse djegia eshte shkaktuar pas vdekjes. Vdekja e shtetasit Albert Kasalla ka ardhur si rezultat i kontuzionit te rende te trurit.

 Ne baze te aktit te ekspertimit mjekoligjor Nr 17,date 30.04.2014 per ekspertimin e viktimes Shaban Babasi, konstatohet nje plage tejshkuese me vrime hyrje ne pjesen e ballit ana e djathte dhe vrime dalje ne pjesen e pasme te kokes ana e djathte, te shkaktuara per se gjalli, si dhe djegie mbi 95 % e siperfaqes e grades II – III- IV-etj te shkaktuara pas vdekjes. Prania e monoksidit te karbonit ne masen 40 %. Plaga tejshkuese eshte shkaktuar me arme zjarri para vdekjes, kurse djegia eshte shkaktuar ne momentet e fundit te jetes, nga veprimi i flakeve te lendeve djegese. Vdekja e shtetasit Sheban Babasi ka ardhur si rezultat i kontuzionit te rende te trurit.

Ne baze te aktit te ekspertimit toksikologjik nr.447, date 13.03.2014, ka rezultuar se ne gjakun e marre ne kufomen e shtetasit Albert Kasalla nuk eshte evidentuar prania e monoksidit te karbonit.

Ne baze te aktit te ekspertimit toksikologjik nr.448, date 13.03.2014, ka rezultuar se ne gjakun e marre ne kufomen e shtetasit Shaban Babasi eshte evidentuar prania e monoksidit te karbonit ne vleren 40 %.

Ne baze te aktit te ekspertimit mjeko-ligjor nr.217 date 28.02.2014, rezulton se ne trupin e shtetasit Odise Verbofshi jane konstatuar dy dermishje ne kercirin e kembes se majte. Keto demtime jane shkaktuar me mjete mbretese dhe hyjne ne kategorine e demtimeve te pa rendesishme per jeten (rrahjeve).

Gjate kontrollit te baneses se tij u sekuestruan keto prova materiale:

– (nje)  pistolete me ngjyre e zeze ,pa kreher ne te me dy pllaka bakaliti, ne doreze ka mbishkrimin “EKOL-SPECIAL 99 caliber 9Mm P.A, me numer te stampuar ne trupin “EV-1291848”   

-nje kreher pistolete ku ka nje fishek luftarak   , ngjyre bronxi , , me kapsolle te pagoditur  , me,  me mbishkrimin “12-7.65-S&B”,

-1 (nje)  pistolete me ngjyre e zeze , me dy pllaka ebaliti, me kreher ne te , me trup te nikeluar , ku ne djepin luajtes ka mbishkrimin “K mod. LADY K ITALY cal 8 mm, K-cal 9972”  me numer te stampuar ne trupin “A67071”   

– 1(nje) cope  gezhoje pistolete e deformuar  , ngjyre bronxi ,  me kanal unazor ne fundin e saj , me gjatesi 17 mm.

-(nje) fishek luftarak , ngjyre bronxi , e lyer me njolla me ngjyre te kuqe si ajo e gjakut,  me kanal unazor ne fundin e saj , me gjatesi 17 mm, me kapsolle te goditur pak , me predhe konike,  me mbishkrimin “12-7.65-S&B”, e cila u moren me cilesine e proves materiale.

-2(dy) cope  gezhoje pistolete kaliber 9  mm.

Ne baze te aktit te ekspertimit tekniko balistik nr.3272, date 25.03.2014, rezulton se  arma e zjarrit pistolet me mbishkrimin “EKOL-SPECIAL 99 caliber 9mm P.A, me numer te stampuar ne trupin “EV-1291848”, eshte arme zjarri jo standarte (pistoletes I eshte adoptuar tyta). Kjo arme eshte ne gjendje te rregullt teknike per te realizuar qitje dhe perdore si municion luftarak fishek te kalibrit 7.65 mm.

Dy gezhojat e kalibrit 9 mm, me markirimet “11 S&B 9×19”, evidentohen gjurme te qitjes se armeve te zjarrit dhe jane qitur nga e njeta arme zjarri, por nuk jane qitur nga dy pistoletat e gjetura ne vendin e ngjarjes.

Gezhoja e kalibrit 7.65 mm me markerimin “7.65 Br S&B 12”, evidentohen gjurme te qitjes me arme zjarri me vlera identifikuese.  Kjo gezhoje eshte qitur nga arma e zjarrit pistolet tip ELKOL Special 99 Cal.9mm P.A kal 7.65mm me nr. EV-1291848.

Pistoleta tjeter ku ne djepin luajtes ka mbishkrimin “K mod. LADY K ITALY cal 8 mm, K-cal 9972”  me numer te stampuar ne trupin “A67071”,  eshte arme zjarri jo standarte e kalibrit 8 mm (pistoletes I eshte adoptuar tyta). Kjo  arme ka parregullsi teknike (Kembeza e shkrepjes leviz lehtesisht dhe nuk kryen fuksionin e saj se dhe rrahesi pasi e ule ne pozicionin e zjarrit ajo nuk ndalon por perseri kthehet larte). Arma  nuk kryen qitje.      

-Ne siperfaqen e  dyshemes, ambjentet brenda baneses  dhe pjesen e jashtmme te shtepise  jane gjendur njolla te kuqe si te gjakut.

Ne baze te aktit te ekspertimit biologjik nr.4309 date 17.04.2014 ka rezultuar se njollat me ngjyre te kuqerremt si ato te gjakut te gjetura gjate kontrollit te baneses se shtetasit Odise Verbofshi te emertuara me tabelat me Nr. 21, 20, 17, 1, 2, jane njolla gjaku njeriu.

Njollat e gjakut marre ne copat e cakullit fiksuar me tabelen me nr.21, dhe njollat e gjakut te marra ne siperfaqen e kolltukut fiksuar me tabelen me nr.2, I perkasin te njetit grup gjaku 2+1+, sipas sistemit PGM me gjakun e kufomes Albert Kasalla.

Njolla e gjakut te marra ne siperfaqen e kolltukut fiksuar me tabelen me nr.1, I perkasin te njetit grup gjaku 1+, sipas sistemit PGM me gjakun e kufomes se Shaban Babasi.

-74  kg lende narkotike e  dyshuar si kanabiss sattiva e paketuar.

Ne baze te aktit te ekspertimit daktiloskopik velresues nr.4250 date 18.04.2014, ka rezultuar se ne 71 pakot te mbeshtjella me natriban me ngjyre kafe e dyshuar si lende narkotike sekuetruar gjate kontrollite te baneses se shtetasit Odise Verbofshi nuk u perftuan gjurme me vlera identifikimi.

Ne baze te aktit te kimik nr.6278 date 09.06.2014 ka rezultuar se 71 (shtatedhjet e nje) pakot me material bimore me sasi 74.5 kg sekuetruar ne banesen e shtetasit Odise Verbofshi. Materiali bimor eshte Cannabis product herbal I bimes Cannabis sativa. Analiza GC/MS per materilin bimore tergon per pranine e tetrahidrocannabinol (THC) ne perqendrim mesatar me te madhe se 0.1%.

Ne baze te aktit  te  ekspertimit psikiatriko-ligjor Nr 183, date 20.05.2014,  i pandehuri Odise Verbofshi ka dale i pergjegjshem përpara ligji.

            Me date 22.02.2014 eshte bere e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit Odise Verbofshi si i dyshuar per kryerjen e veprave penale te “vrasjes ne rrethana cilesuese “, “mbajtjes pa leje te armeve luftarake“, “Prodhimit dhe shitjeve te lendes narkotike“ te parashikuar nga nenet 79,  278/4, 283/1 te  K.Penal

Ne deklarimet si person  ndaj të cilit zhvillohen hetime te administruara ne gjykim pasi i pandehuri Odise Verbofshi refuzoi te jape shpjegime , nder te tjera pranon autorsine e vrasjes se shtetasve Albert Kasalla dhe Shaban Babasi, duke shpjeguar mekanizmin e ndodhjes se ngjarjes,  vendin ku ka ndodhur ngjarja, rrugen qe ka ndjekur per tu larguar si dhe vendin ku ka djegur automjetin bashke me dy kufomat. Nder te tjera i pandehuri Odise Verbofshi shpjegon se me dy viktimat eshte njohur nga ana e shtetasit Ilirjan Thanasi rreth nje muaj para ndodhjes se ngjarjes. Disa dite me perpara Odisea kishte marre ne fshatin Lazarat te Gjirokastres  nje sasi lende narkotike “Kanabis Sativa”  nje sasi prej rreth 70 kg. Disa dite para ndodhjes se ngjarjes ka biseduar me shtetasin Ilirjan Thanasi per te shitur lenden narkotike  duke i dhene nje sasi nga lenda narkotike per te provuar. Ilirjani i ka thene se do flase une dhe do te gjeje persona per ta shitur. Ilirjani pjesen e lendes narkotike qe i ka marre Odisese ia ka dhene Shabanit dhe ky i fundit se bashku me Albertin kane shkuar dhe kane takuar Odisen pasi i kishte pelqyer cilesia dhe cmimi qe kishte kerkuar Odisea. Me date 20.02.2014 shtetasit Shaban Babasi, Albert Kasalla dhe Bledar Allmuca kane ardhur ne Durres rreth ores 12.30 ku jane takuar me Odisen ne vendin e quajtur lagja nr.14, Shkozet Durres dhe pikersiht ne karburant “DIDA”. Pasi jane takuar kane lene Bledarin ne  lokal dhe Odisea se bashku me Shabanin dhe Albertin kane levizur me automjetin e Shabanit ne drejtim te shtepise se Odisese. Kur kane shkuar aty Odisea i ka treguar lenden narkotike qe kishte per te shitur dhe ka mbyllur dhomen. Kur kane dale i ka kerkuar qe te shikonte leket qe ti jepte lenden narkotike. Njeri prej viktimave ai me trup me te madh e ka qelluar Odisen me shkelm ne kembe dhe ai eshte rrezuar ne toke. Ne kete kohe viktima ka nxjerre nje pistolete duke ia drejtuar Odisese, por ky i fundit ne nje moment ka arritur ti marrin pistoleten duke qelluar fillimisht kete person dhe me pase dhe viktimen tjeter. Pas kesaj Odisea i ka marre telefonat e dy viktimave duke i fikur ata, si dhe celsat e automjetit te Shabanit. Ne vazhdim Odisea ka marre automjetin dhe e ka cuar ate ne afersi te kryqezimit te rruges se Shenevlashit prane kompleksit te Universitetit “Aleksander Mosisiu”. Me pas eshte kthyer ne servisin e tij ku ka gjetur puntorin e servisit dhe vellain e tij Orges Verbofshin si dhe shtetasin Bledar Allmuca shoke me dy viktimave. Beldari e ka pyetur se ku ishin Shabani me Albertin por Odisea i ka thene se do vijne pak me vone se  kishte dale nje pune, pa i treguar per ngjarjen. Gjate kesaj kohe Odisen e ka telefonuar shtetasi Ilirjan Thanasi shok me dy viktimat duke e pyetur se ku jane, ndersa Odisea i ka thene se na ka dale nje problem po hajde ne Durres. Pasi Ilirjani ka ardhur ne Durres i ka thene se ata kane plagosur dajen tim dhe jane larguar, por daja nuk kishte bere kallezim ne polici. Ne oret e vona te mbremjes Odisea i ka kerkuar shtetasit Gazep Pili  te cilin e ka lidhje miqesore qe te gjente nje bidon plastik se i kishte mbetur makina dhe te priste se do shkonte me te me motorr dhe me pase ai te kthehej dhe te merrte motorrin e Odises. Pasi kane marre nje sasi prej 670 lekesh benzin ne karburant “Visha Oil” ne lagjen nr.15, Spitall Durres ne oren 20.10. Me pase te dy se bashku kane shkuar tek automjeti i viktimes dhe Gazepi eshte larguar ndersa Odisea ka marre bidonin me bezine dhe eshte future ne makine. Me pase ka shkuar ne shtepin e tij ku ndodheshin dy kufomat dhe I ka marre duke e future njerin ne bagazhin e makines dhe tjetrin ne sendilen e pasme. Me pase ka pastruar gjakun ne banesen e tij dhe ka nderruar rrobat. Pasi kishte dy kufomat ne automjet rreth ores 22.00 eshte nisur me automjetin e Shabanit per ne drejtim te kryqezimit te Shenevlashit, ne vendin e  quajtur lagja nr.14/1 kenete Durres i ka mbetur automjeti per shkak te  shpejtesise dhe ne kete kohe ka nxjerre bidonin qe e kishte me benzin duke sperkatur makinen dhe me pase i ka vene flaken ne momentin qe ne kete automjet ndodheshin dy kufomat. Pas kesaj eshte larguar ne drejtim te shtepise se tij duke njoftuar  te vellain qe te largohej nga shtepia dhe te merrte nusen dhe femijet e tij dhe t’ia conete rruges per ne Kavaje pa i treguar per ngjarjen. Me pas se bashku me gruan e tij dhe me djalin kane shkuar per ne qytetine  Korces.

Te nesermen rreth ores 08.30 ka shkuar ne fshatin Polos te Bilishtit qe ne kufi me Greqine tek shtepia vjerrit te vellait te tij Orgesit i cili quhet Muhamet Gjoza. Ai nuk i ka  treguar asgje por i kam thene vetem kini kujdes cunin dhe nusen. Ka lene makinen aty dhe ka ikur me vrape per nga kufiri me greqine dhe ka kaluar deri afer fshatit te pare te Greqise dukej me sy afer. Ne nje moment eshte ktheyr perseri per ne Shqiperi, dhe eshte kthyer tek shtepia e vjerrit te vellait aty i ka thene merrni ne telefon policine se du ate dorzohem, vjerra e vellait dhe ajo ka marre ne telefon policine dhe punonjesit e policise kane shkuar duke bere kapjen e tij.