16gusht 2015 – Prokuroria e Durrësit ka publikuar të dhënat paraprake hetimore për dy vajzat e zhdukura një muaj nga shtëpia dhe të gjetura në një apartament në Vlorë, pasi sipas tyre kanë ikur nga dhuna që familjarët e tyre kanë ushtruar prej kohësh mbi to.

Dy motrat akuzohen për vjedhje dhe shkatërrim prone, pasi sipas Prokurorisë, ato kanë pranuar se ditën që janë largur nga banesa, i kanë vënë zjarrin asaj dhe kanë lënë edhe një letër që të dukej se ngjarje ishte shkaktuar nga dikush që donte të hakmerrej.

DOSJA E PLOTË E PROKURORISË

Dita e ngjarjes

Me dt 16.07.2015, rreth ores 02.30, ne lagjen 15 ne Durres, ne banesen e shtetasit Hyqmet Kajtazi ka rene zjarr dhe jane djegur sende dhe orendi shtepiake. Ne banese nuk ka patur njerez te pranishem. Shtetasi Hyqmet Kjatazi, bashkeshortja e tij Anila Kajtazi dhe vajza e madhe e tyre Alketa Kajtazi, ne kohen qe eshte djegur banesa kane qene te shtruar ne spitalin e traumes ne Tirane pasi kane patur shenja helmimi ne dt. 15.07.2015. Ne banese kane qendruar dy vajzat e vogla te familjes Kajtazi shtetaset Orialda dhe Klevisa Kajtazi.

Ne kohen qe nga banoret e zones eshte konstatuar renia e zjarrit, dy vajzat e mitura Orialda dhe Klevisa nuk kane qene ne banese por ishin larguar ne drejtim te paditur.

I demtuari, Hyqmet Kajtazi, ka konstatuar dhe ka deklaruar se ne banese i jane marre nje shume te hollash prej 400.000 leke dhe 800 Euro.

Me marrjen e njoftimit Policia Gjyqesore ka kryer veprimet e para hetimore ne funksion te evidentimit te rrethanave te faktit si dhe vertetimit te vepres dhe autorit apo autoreve te mundeshme te saje. Jane pyetur te familjaret dhe te afermit e shtetaseve Orialda dhe Klevisa Kajtazi, shoqet dhe te njohurit e tyre si dhe jane kryer nje sere veprimesh dhe ekspertimesh.

Letra u shkruajt nga Klevisa

Gjithashtu ne banese, pas kqyrjes se vendit te ngjarjes, eshte gjetur nje leter e shkruar me shkrim dore dhe me permbajtje te dyshimte, si “ Meti ta morr hakun, te lashe pa shtepi dhe pa dy vajzat e tua qe nuk do ti shohesh me me sy kurre . . . etj”

Eshte kryer ekspertimi grafik dhe me aktin e ekspertimti date 29.07.2015 ka rrezultuar se doreshkrimi i tekstit ne formen e nje letre drejtuar Metit . . . duhet te jete shkruar nga shtetase Klevisa Kajtazi, krahasuar me modelet e paraqitura.

Gjetja e vajzave në Vlorë

Ne daten 13.08.2015, ne vijim te veprimeve hetimore proceduriale, eshte bere e mundur gjetja e tyre ne nje banese te cilen e kishin marre me qira ne qytetitn e Vlores. Gjithashtu ne banesen ku ato qendronin jane sekuestruar shuma e parave prej 100.000 leke, 100 Euro, telefonat celulare, pasaportat ne emer te shtetaseve Alketa Kajtazi dhe Orialda Kajtazi, karata e identitetit te shtetases Alketa Kajtazi.

Vajzat e pranojnë: U hodhëm ilaç gjumi në ushqim dy herë

Ne deklarimet e dhena si person qe ka dijeni per rrethanat e hetimit dhe me pas si person ndaj te cilit zhvillohen hetimet, shtetaset Orialda dhe Klevisa Kajtazi kane shpjeguar se te dyja kane patur konflikte ne familje, jane keqtrajtuar nga prinderit dhe nga motra e madhe Alketa, dhe jane dhunuar fizikisht prej tyre. Per te dale nga situata e krijuar ne familje u ka lindur mendimi te perdorin ne ushqimin e gatuar ilace gjumi. Keto ilace jane peedorur prej tyre dy here. Heren e pare ne muajin maj 2015 dhe heren e dyte ne dt. 14.07.2015, dhe kane sjelle si pasoje shqetesime shendetesore dhe shtrimin e familjareve ne spital.

Vendimi për t’u larguar

Ne pasditen e dates 15.07.2015, kur familjaret Hyqmet Kjatazi, bashkeshortja e tij Anila Kajtazi dhe vajza e madhe e tyre Alketa Kajtazi kane qene ne spital, dy vajzat e vogla, Orialda dhe Klevisa Kajtazi kane qene vetem ne banese. Ato shpjegojne se ne banese kane shkuar punojes policie per te pare dhe per te pyetur per shkakun e helmimit. Pas ketij momenti, vajzat e kane ndier veten te frikesuara dhe kane vendosur te largohen nga banesa, si e vetmja menyre per te mbuluar ate qe kishte ndodhur me ilacet ne ushqimin e prinderve dhe njekohesisht per te shpetuar prej keqtrajtimit te tyre. Pasi kane vendosur te largohen nga banesa, kane marre me vete disa veshje, dokumentet e identifikimit te vetat dhe te motres se madhe si edhe disa leke te familjes.

‘I vumë zjarrin banesës që të dukej si hakmarrje’

Gjithashtu, vajzat kane shpjeguar se perpara se te largoheshin kane vene zjarr ne banese dhe kane lene nje leter te shkruar, me qellim qe ngjarja te dukej sikur ishte kryer nga persona qe donin te hakmerreshin.

Nga sa më siper me provat dhe aktet e grumbulluara ne hetim vertetohet qe me dashje dhe veprime aktive shtetaset Orialda dhe Klevisa Kajtazi, duke marre sendet dhe shumen e te hollave ne banese si edhe duke djegur banesen e familjet se tyre, kane konsumuar vepren penale “Vjedhje” dhe “Shkaterrimi i prones ne zjarr” e parashikuar nga neni 134/2, 151 i Kodit Penal. (Panorama)