Në dosjen e SPAK lidhur me masat ndaj kreut të PL-së, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi, zbardhet dhe blerja e një vile nga çifti të cilën e blenë për 60 mijë dollarë dhe e shitën për 300 mijë euro.

Në dosje thuhet se në funksion të hetimit është bërë verifikimi i deklarimit të interesave private periodike/ vjetore të plotësuara dhe të dorëzuara pranë ILDKPKI-së nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Sipas SPAK, financimi i këtij apartamenti është bërë nëpërmjet një kredie, nëpërmjet të cilës Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë marrë kredi në vlerën 60 mije USD me shlyerje me 84 këste mujore prej 820,13 USD.

Gjithashtu SPAK shton se vila ka një sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 327,6 m2 dhe në deklaratën e interesave vjetore të vitit 2006 (dorëzuar në ILDKP në datën 30 Mars 2007), Ilir Meta ka deklaruar se e ka shitur vilën në fjalë për vlerën 300.000 Euro.