Pas një pritjeje të gjatë, ish-ministri Ilir Beqaj doli nga SPAK me të gjitha materialet e dosjes së “Sterilizimit”.
Ai shihet me një kuti kartoni në dorë, ndërsa një person tjetër mban valixhen. Këto të fundit janë plot me letra, ku detajohet gjithë çështja e tij me drejtësinë.
“Dokumentat…përderisa dosja është e madhe…”, kështu u shpreh ai kur u pyet nga gazetarët.
Kujtojmë se muajin e shkuar, ai arriti të njihej me dosjen në mënyrë elektronike. Nëpërmjet një USB-je, mori të gjithë fashikujt e dosjes. Kjo pas vendimit të GJKKO-së.
Ish-ministri akuzohet për “shpërdorim detyre në bashkëpunim” sa i takon koncesionit për asetet kirurgjikale. Të pandehur për të njëjtën çështje janë dhe 8 persona të tjerë. Mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Të dy janë vënë në pranga në gusht 2023.