TIRANE, 5 prill 2013– Pak kohe pasi Prokuroria e Pergjithshme ju drejtua me rekurs se bashku me avokatet e te pandehurve te dosjes Gerdeci, Gjykata e Larte ka hedhur shortin duke caktuar Kolegjin Penal qe do te shqyrtoje kete çeshtje.
Dosja i ka rene si relator gjyqtarit Artan Zeneli se bashku me Kolegjin Penal qe perbehet nga gjyqtaret Gani Dizdari, Aleksander Muskaj, Shkelzen Selimi dhe Edmond Islamaj. Por jo zyrtarisht behet e ditur se pritet qe kryesuesi i ketij Kolegji gjyqtari Artan Zeneli te jape doreheqjen nga gjykimi i kesaj dosjeje duke qene se ai ka qene me heret avokat i njerit prej te pandehurve Ylli Pinari, duke lene keshtu nje vend vakant.
Por vakant mbetet edhe vendi tjeter i gjyqtarit Gani Dizdari, i cili i mirtua ne Kuvend pas dekretimit te emrit te tij per ne Gjykaten Kushtetuese. Çka do te thote se pritet qe te kete nje rihedhje te dyte te shortit elektronik per te plotesuar se paku kety dy emra, por qe nuk eshte cudi qe te riorganizohet i gjithe Kolegji Penal per çeshtjen 'Gerdeci'.
Prokuroria me heret kundershtoi me gati 180 faqe rekurs vendimin e Gjykates se Apelit, duke i qendruar akuzave te saj mes tyre edhe asaj te vrasjes ne rrethana cilesusese ne nje kohe qe edhe vete te pandehurit i jane drejtuar Gjykates se Larte duke kembëngulur pafajesine.





