Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën për të dhënë vendimin se çfarë do të bëjë me kërkesën e Izet Haxhisë për riçeljen e procesit gjyqësor. Apeli do të shprehet në 18 mars ora 12:00.

Ndërkohë që në seancën e sotme, Izet Haxhia, duke argumentuar nevojën për rihapje të procesit ka thënë se “jam dëshmitar i dorës së parë dhe deri tani nuk jam dëgjuar nga asnjë gjykatë”.

Gjykata e Apelit Tiranë, pasi dëgjoi të dyja palët, avokatin e Haxhisë, Bashkim Nikollin, i cili kërkoi hapjen e shqyrtimit gjyqësor dhe prishjen e vendimit, si dhe, prokuroren, Fationa Memçaj, e cila tha se nuk ka asnjë arsye për hapje të shqyrtimit duke kërkuar rrëzimin e kërkesës, është tërhequr për të marrë vendim.

Më herët, ish-truproja e Sali Berishës, tashmë në burg, ka kërkuar sot në seancën në Apelin e Tiranës ndërrim të trupës që do ta gjykojë.

Përmes avokatit të tij, ai kërkoi kohë që të përgatisë kërkesën për përjashtim të trupit gjykues.

Ai ka kerkuar te gjykohet nga gjyqtare qe kaluan vetingun. Kujtojme se Haxhia ka kerkuar rigjykimin e dosjes se “Azem Hajdarit”, vrasje per te cilen ai eshte denuar me 25 vjet burg.