Të tjera detaje kanë dalë lidhur me grupin kriminal të trafikut të drogës ku dyshohet se bënte pjesë edhe ish zv.drejtori i policisë në Tiranë, Erzen Breçani dhe djali i tij, Eralbi Breçani.
Në përgjimet e zbardhura të dosjes hetimore të SPAK, zhvillohet një bisedë në grup mes Ismail Zenelit, Besmir Muratit, Eralbi Breçanit dhe përdoruesit të *D****P*, i paidentifikuar.
Teksa flasin për një ngarkesë kokaine, Eralbi Breçani u tregon anëtarëve të grupit se i ati i kishte dhënë instruksione si të ruhej, duke u bërë thirrje që t’i heqin telefonat pasi po përgjohen aplikacionet “sky”.
Biseda mes anëtarëve të grupit kriminal:
Ismail Zeneli: Na merr 25% për kuti. T’i kemi gjërat e qarta, marshallah mos e ngacmoni polin.
*D****P*, i paidentifikuar: Dajë nga Brazili nuk është sy, është pasqyrë, tek muri në fund, dopio mur.
Eralbi Breçani: Lek sa të doni, ju jep boli…po ha drekë me babën jam, ju bën të fala.
Besmir Murati: Të fala bëji
Eralbi Breçani: Të fala paçi, po më jep instruksione si të ruhemi, hiqni telefonat thotë, po hapen ‘sky’.
*D****P*, i paidentifikuar: Ka të drejtë. Për zotin gjëja e parë që kam mëndu kur është kap puna është ‘sky’.
Eralbi Breçani: Plaku më ka thënë para 2 javësh. Kanë ardhur dosje në Shqipëri për disa persona, edhe shqiptarë nga vendet latine, Europa dhe Anglia shumë. Po hetohen shumë persona dhe vetëm për këto ‘sky’ për Zotin. Ishalla biem në një sektor të gjithë bashkë bëjmë muhabet.
*D****P*, i paidentifikuar: O plak thuji babit shihe njëherë atë emrin tim
Ismail Zeneli: Të gjithë po punojmë me ‘sky’, nuk po dijmë gjë.