Seanca paraprake gjyqësore për dosjen “Partizani” është shtyrë sërish.

Mësohet se seanca e sotme është shtyrë për në datën 18 Prill, në orën e 09:30.

Arsyeja e mos zhvillimit të seancës ishte mungesa e avokatit të biznesmenit Fatmir Bektashi.

Herën e fundit seanca u shtye për shkak të mungesës së avokatit e të pandehurit Xhimi Begeja.

Kujtojmë se seanca ndodhet në fazën nëse dosja duhet të kalojë për gjykim apo jo.

Për dosjen “Partizani” ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi e biznesmeni Fatmir Bektashi për korrupsion dhe pastrim parash.