Sot po shqyrtohet në Gjykatën e Posaçme dosja “Plumbi i Artë”. Prokuroria e Posaçme i bëri kërkesë gjykatës për të vijuar dëshminë e të penduarve të drejtësisë pa praninë e mediave dhe procesi të vijojë me dyer të mbyllura.
Kjo kërkesë e SPAK ka shkaktuar irritim tek të pandehurit të cilët e kanë kundërshtuar kërkesën duke theksuar se nuk ka asgjë për t’u fshehur të qëndrojnë gazetarët brenda.
I pandehuri Petrit Çoli: Dua që fjala ime të jetë trasparente, seanca me dyer të hapura, media të jetë prezente në sallë. Avokatët media është arbitri i dytë në këtë sallë gjykimi, pasi nuk ka shkaqe të ligjshme për të mbyllur dyert e gjykatës, kur i penduari i drejtësisë, ka dhënë më shumë se gjysmën e dëshmisë.
Në shenjë revolte për nxjerrjen e mediave nga salla u larguan të gjithë të pandehurit së bashku me avokatët.