Gjyqi i ish-ministrit Ilir Beqaj, i akuzuar në lidhje me koncesionin e sterilizimit, është shtyrë në datën 3 shkurt në orën 12:00. Shtyrja e Gjyqi vjen, pas debatit mbi aksesin në provat hetimore dhe infrastrukturën e nevojshme për t’i lexuar ato.
Ndërkohë, Drejtoria e Burgjeve ka kthyer përgjigje për kërkesën e mbrojtjes së Beqajt për të lexuar fashikujt hetimor përmes një kompjuteri të pa lidhur me internetin, duke theksuar se nuk disponon infrastrukturën e nevojshme për këtë procedurë.
Në seancë, Beqaj e ka cilësuar mungesën e ekspertizës dhe marrjen e provave si një përballje me presion politik. Ai u shpreh gjithashtu se gjatë hetimeve paraprake kërkoi që SPAK të kryente ekspertizën e provave, por kjo nuk ndodhi, ndërsa sipas tij, SPAK ka aplikuar “metodën e persekutimit publik”.





