Apeli i GJKKO ka konfiskuar 3.4 milionë euro të gjetura në portin e Durrësit brenda makinës Toyota Auris.
Kërkesa për konfiskimin e tyre është bërë nga SPAK. Pas përfundimit të hetimeve, ka rezultuar se shuma e miliona eurove të konfiskuara vinin nga aktiviteti kriminal.
Shuma e konfiskuar do t’i kalojë arkës së buxhetit të shtetit shqiptar.