Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur në SPAK ditën e sotme.

Mësohet se kreu i PD pritet të merret në pyetje nga prokurorët belgë në lidhje me dosjen “Toyota Yaris”.

Ndaj tij nuk ka asnjë procedim penal në SPAK por janë shfrytëzuar ambientet e kësaj Prokurorie të Posaçme në mënyrë që Basha të merret në pyetje.

Çfarë është dosja Totota Yaris?  

Policia konstatoi një shumë prej 3.4 milion euro në një makinë tip “Toyota Yaris” në qershor 2018 në portin e Durrësit. Shuma u fut ilegalisht dhe dyshohet nga SPAK se janë para të ardhura nga një aktivitet i paligjshëm në Belgjikë. Ishte pikërisht kreu i PD-së Lulzim Basha që e denoncoi rastin në Kuvend, ndërkohë që nuk ishte bërë ende publik. Basha deklaroi në Parlament se ishte Taulant Balla ai që kishte porositur një makinë me para “droge” brenda.