SHBA, 27 shkurt 2013 – Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones raportohet se janë ndarë verën e kaluar.
Martesa 12-vjeçare e dyshes u vendos nën presion pas betejës së Michael me kancerin, problemeve të djalit të tij Cameron, dhe çrregullimeve mendore të Catherine. Sipas mediave gossip Michael është larguar ngas shtëpia e tyre e përbashkët dhe jeton i ndarë nga aktorja 43-vjeçare dhe dy fëmijët e tyre.
“Në mesin e problemeve mjekësore të Michael, shëndetit mental të Catherine dhe problemeve të Cameron me ligjin, ata nuk mundën më të jetojnë së bashku. Michael ka jetuar në shtëpi me qira për një periudhë të shkurtër. Por problemet e tyre mund të kishin çuar në ndarje të përhershme dhe divorc. Catherine ka marrë barna për të trajtuar sëmundjen mendore, dhe edhe pse barnat mund t’i kishin ndihmuar, ata po ashtu mund të kenë pasur rol në problemet e dyshes. E gjithë kjo shtoi presionin në martesën e Michael dhe Catherine”,- ka thënë burimi.