Drejtoresha e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Siva Bino ka përgenjështrua lajmet që qarkullojnë se përdorimi i dozës përforcuese të vaksinës anti-Covid mund të dëmtojë sistemin imunitar të një personi.

Sipas Binos, doza përforcuese kryhet pasi ka rënë niveli i kundërtrupave tek një person.

“Nuk ka asnjë lidhje me dëmtimin e imunitetit, se dëmtimi i imunitetit është koncept tjetër, dëmtohet për arsye të ndryshme. Pjesa tjetër është interferenca që mund të ketë për prodhimin e kundërtrupave, gjë që nuk ndodh se ka kohë të caktuar kur kryhet doza përforcuese. Doza përforcuese kryhet sepse kemi rënie të nivelit të kundërtrupave sa kohë kemi rënie të këtij niveli s’kemi si të kemi dëmtime apo mos reagime të tilla. Dozat përforcuese njihen e kryhen në të gjitha sëmundjet infektive që parandalohen nga vaksinat.”, tha Bino.