Në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Maqellarë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin F.B., 23 vjeç, banues në Tiranë, të cilit gjatë kontrollit fizik, i është gjetur e fshehur në trup një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në disa doza gati për shitje.

Sasia e drogës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash dhe 5 aparate celular.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i 23-vjeçarit, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për tre pasagjerët që udhëtonin me 23-vjeçarin, konkretisht shtetasit E.Ll., 24 vjeç; V.M., 24 vjeç; P.K., 22 vjeç; të tre banues në Tiranë, të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”.