Një 31-vjeçar u arrestua në Shkodër pasi shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave.
“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh. 31 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi, në lagjen “Naim Gjylbegu”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 17 doza me lëndë narkotike cannabis sativa”, tha policia.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike në afërsi të një shkolle dhe në ambientet e lokalit të tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.





