TIRANË, 24 nëntor 2013 – Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije, se në vazhdim të masave të marra gjatë kontrolleve të ushtruara së fundmi nga kjo drejtori në IEVP-në e Rrogozhinës, Durrësit, Fushë- Krujës, Vaqarrit janë konstatuar sende të paligjshme, si telefona celularë dhe pije alkoolike.

 Në një njoftim për mediat DPBSH bën me dije se në zbatim të përmirësimit dhe rritjes së standardeve të sigurisë në burgjet e vendit janë larguar nga detyra disa kryekomisarë dhe drejtues. 

Eshtë larguar nga detyra Kryekomisar Arben Haxho, Shef i Ruajtjes së Sigurisë në IEVP Fushë- Krujë, Kryekomisar Besim Rama, Shef i Ruajtjes së Sigurisë në IEVP në Rrogozhinë, Kryekomisar Albert Muça, Shef i Ruajtjes së Sigurisë në IEVP në Durrës, Kryekomisar Behar Bregu, Shef i Ruajtjes së Sigurisë në IEVP Vaqarr si dhe Bardhyl Lloha, përgjegjës informacioni në DPB.
 
Ndërkohë masë administrative paralajmërim për largim nga detyra kanë marë: Bardhyl Faskaj, Drejtor i IEVP në Vaqarr, Astrit Kotaj, IEVP në Durrës, Ramazan Hoxha, IEVP në Fushë- Krujë dhe Ferdinand Doksani, IEVP në Rrogozhinë. 

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh angazhimin e plotë në respektimin e ligjit dhe ruajtjen e sigurisë në sistemin e burgjeve në të gjithë vendin. Kontrollet do të jenë intensive edhe në vazhdim dhe DPB do të jetë rigoroze në dhënien e masave të duhura, për të synuar drejt një sistemi sa më afër standardeve të kërkuara.”- bëhet me dije në njoftimin për mediat nga kjo Drejtori.