Nga dita e nesërme deri më 2 mars në Qendrën e Kontrollit Teknik Durrës nuk do të ofrohet shërbim për mjetet e rënda.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, përmes një njoftimi.

Ndër të tjera në njoftim theksohet se “Të gjithë mjetet e rënda që kanë kryer një rezervim për kontroll teknik pranë kësaj qendre, mund ta marrin shërbimin pranë Qendrës së Kontrollit Teknik në Fushë Prezë!”.

Shërbimi do të vijojë normalisht më datë 04.03.2024.