Konferenca e Kryetarëve pak para nisjes së seancës plenare ka futur në kalendarin e punimeve të Kuvendit draftin e Reformës në Drejtësi. Drafti është futur me miratimin e mazhorancës dhe votat e saj pasi opozita ka dalë kundër.

Në seancën e sotme pritet të kalojë programi i punës për periudhën 4-29 korrik si dhe të miratohet kalendari 3-javor i punimeve të Kuvendit që shënon dhe mbylljen e sesionit parlamentar të verës.

Një javë më parë, Këshilli nuk gjeti konsensus për shqyrtimin e draftit të ndryshimeve kushtetuese, pasi opozita kundërshtoi kërkesën e maxhorancës që drafti t’i kalojë menjëherë seancës plenare, pa u shqyrtuar më parë sipas procedurës rutinë, në Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin e Ligjeve.

Raporti i përcjellë seancës së sotme për vendim, përfshin dy mendimet e kundërta të palëve.