Ish-kryeministri Sali Berisha tha se drafti i propozuar nga kryeministri Edi Rama për asociacionin në lidhje me marrëdhënien Kosovë-Serbi, tha se teksti është shkruar nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
Berisha citoi se “drafti i propozuar nga Rama është një thikë pas shpine për Kosovën, që presidenti serb po e arrin përmes vasalit të tij”.
Drafti i Ramës për Asociacionin?
“As që e kam lexuar dhe nuk kam asnjë interes. Unë u them atyre që përpiqen të përdorin Ramën, vetëm sa komplikoni zgjidhjen e problemit. Çështja e Asociacionit nuk është çështje drafti. Draftin e Ramës, sigurisht e ka shkruar Vuçiçi. Kjo është për t’i thënë Albin Kurtit, që ti as këtë që ka hartuar Tirana, nuk e pranon. Kjo është një thikë pas shpine, që Aleksandër Vuçiç, doktrinari i gjenocidit, arrin t’i fusë Kosovës përmes vasalit të vet, Edi Rama.
Nuk është asgjë tjetër, Brukseli, Uashingtoni, Londra, Parisi, Berlini kanë grupet më të shkëlqyera të ekspertëve, por për hir të së vërtetës, ai draft duhet të hartohet nga ata që do e zbatojnë.
Futja e Edi Ramës në mes, ishte vetëm për t’i futur një thikë, siç bëri me hartat. Kush vraponte me hartat e ndarjes së Kosovës dhe kufijve. Iniciatori i atij projekti, rezulton sipas burimeve shumë serioze të jetë Edi Rama, pra të jetë Vuçiçi përmes argatit të tij. Me këtë rast, mund të them se nëse procesi i negociatave midis Kosovës dhe Serbisë eci brenda dy vitesh me një kurs të pandalshëm, që nga viti 2013 është shndërruar në pëlhurë të Penelopës. Ky, në sintoni me Vuçiçin, synon ndarjen e Kosovës. Por ndarja e Kosovës nuk është opsion kurrë. Ndaj Edi Ramës i ra maska, Kosova bëri reagimin e vet në union”, tha ai.