Miratimi i draftit final të Reformës në Drejtësi futi në ngërç të madh të gjitha palët politike. I gjithë debati ishte tek mënyra se si do të formohen katër institucionet e reja që krijohen nga Reforma.
PD-ja kërkon që ajo të ketë përfaqësuesit e saj në raport 3-2 për maxhorancën, siç ishte rënë dakord për vetingun, ndërkohë që PS e kundërshton.


