Partia Demokratike synon që drejt zgjedhjeve të bashkuara të dalë me kandidatë të përbashkët me partitë aleate opozitare, përfshirë Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Ora News ka siguruar një draft marrëveshje të cilën Lulzim Basha, ua ka shpërndarë aleatëve.
Burimet i thanë Ora News, se marrëveshja synohet të arrihet para protestës së 16 shkurtit ndërsa në të thuhet:
“Deklarojmë se kemi vendosur daljen në një koalicion të bashkuar opozitar në zgjedhjet e ardhshme në vend. Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme është formimi i një qeverie tranzitore, me mandat të posaçëm për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri; realizimin e Reformës Zgjedhore dhe ndjekjen e zbatimit të saj, me fokus të veçantë shkëputjen e lidhjes mes politikës dhe krimit, luftën ndaj fenomenit masiv të blerjes së votave, intimidimit kriminal mbi zgjedhësit; si dhe eliminimin e pabarazisë mes partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje"





