Mediat në Rumani kanë zbuluar detaje të reja rreth prangosjes së biznesmenit Dragos Savulescu, bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martini.

Stirileprotv.ro shkruan se Savulescu në momentin e arrestimit nga autoritetet greke ka qenë nën shoqërinë e një krimineli shumë të rrezikshëm.

Kjo rëndon pozitën e tij përpara drejtësisë, por avokatët e tij po përpiqen që këto prova të mos merren parasysh nga gjykata.

Savulescu është në kërkim nga autoritetet në Rumani pasi akuzohet për korrupsion dhe përvetësim të fondeve shtetërore në vendlindjen e ti, por sipas mediave rumune ai dhe këtë herë mund t’i shpëtojë ekstradimit.

Zbulimi i vendndodhjes së miliarderit rumun u bë pasi policia pikasi fotot që Martini kishte hedhur në Instagram nga pushimet në Mykonos.

Tashmë ajo i ka fshirë të gjitha lokacionet nga fotografitë e saj të postuara, e madje i ka hequr të gjitha postimet në “story” duke zgjedhur që të mos hedhë më asgjë.