Sëmundja e djalit të saj 38-vjeçar u shfaq krejt papritur. Sipas Ferides, shkaku që e çoi në këtë gjendje, ishte nga vjedhja e motorit dhe e disa sendeve personale që iu bë Gimit, disa muaj më parë.

Tanimë varfëria dhe problemet  mendore, e bëjnë këtë familje të luftojë gjithnjë e më pak kundrejt kësaj drame njerëzore. Fuqitë e Ferides po shterojnë çdo ditë…Ndërsa 2 motrat e vogla, të lodhura me këtë situatë, qëndrojnë të mbyllura në dhomë.

Drama e saj jetësore duket se nuk ka të sosur, dikur kur bashkëshorti i saj jetonte ata ishin një familje e varfër, por e bashkuar.

Ndërsa sot, 4 fëmijët e saj më të mëdhenj, e kanë braktisur duke emigruar në Itali, e duke mos u rikthyer më. Humbja e kontakteve i dhemb Ferides, e cila pavarësisht të gjithave nuk resht së kërkuari ndihmë dyerve të institucioneve…

Përgatiti "Top Channel"