David Silva po kalon një moment shumë të vështirë me familjen e tij. Ishte trajneri i Mançester Sitit, Guardiola që njoftoi se Silva nuk do të jetë për ca kohë pjesë e skuadrës, prej problemeve të skuadrës.
Tashmë, ka folur edhe vetë futbollisti spanjoll. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka shpjeguar problemet me djalin e tij të porsalindur, Mateo, që po lufton me jetën.
"Dua t’ju falenderoj të gjithëve për mesazhet e dashurisë dhe respektit që kam marrë këtë javë. Një falenderim special për të gjithë shokët e skuadrës, trajnerit dhe shoqërisë që kuptuan situatën në të cilën ndodhem. Dua të ndaj me të gjithë ju lajmin për lindjen e tim biri, Mateo, që erdhi në jetë shumë përpara kohe dhe po lufton me jetën ditë pas dite me ndihmën e mjekëve", shkruan David Silva.





