Vajza 22-vjeçare e Afrim Uzos, i cili mëngjesin e ditës së parë të vitit 2016 ekzekutoi me breshëri automatiku gruan dhe më pas qëlloi ndaj vetes, vijon të jetë në gjendje të rënduar psikologjike e shtruar në spitalin e Sarandës.
Policia ende s’e ka marrë në pyetje të renë për të hedhur më shumë drite mbi dinamikën e krimit që tronditi mbarë vendin një janarin e 2016-s.
22-vjeçarja ndodhej brenda në banesë me të ëmën 45-vjeçare Liljana Uzon, kur ka ardhur kryefamiljari. Afrim Uzo, 50 vjeç, pasi ka debatuar me gruan e tij ka qëlluar drejt saj më armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa më pas ka qëlluar në drejtim të vetes.
Çifti ishte drejt divorcit, ndërsa gjykata kishte lëshuar urdhër mbrojtjeje për Liljana Uzon.
Ndërkohë, dëshminë në polici ende nuk e ka dhënë as djali 20-vjeçar i familjes Uzo, i cili aktualisht ndodhet pranë së motrës në spitalin e Sarandës. Pranë të rinjve ndodhet edhe një psikolog./Shqiptarja.com





