31 tetor 2015 – Kantautori Alban Skënderaj është një nga figurat e munguara prej disa muajsh në ekranet shqiptare dhe përtej aludimeve duket se shkaqet kanë qenë krejt të tjera. Një dramë me një fund të lumtur është konsumuar në familjen e Skënderajve.
Vëllai i kantautorit, Taulant Skënderaj raportohet se është përshfirë në një aksident automobilistik duke qëndruar për disa kohë në koma ndërsa vetëm dy ditë më parë është bërë i mundur zgjimi i tij me sukses.
Sipas gazetarit Enrik Mehmeti i cili është edhe mik fëmijërie me të vëllain e Albanit dhe ka bërë publike detajet e kësaj drame familjare, përgjatë gjithës kohës, kantautori Skënderaj i ka qëndruar pranë vëllait të tij në koma duke braktisur çdo aktivitet të tij dhe duke iu përkushtuar totalisht kësaj drame e cila fatmirësisht u mbyll me një fund të lumtur.
/portali DurresLajm/