TEUTA – UMB VOLEJ 1-3
23-25, 28-26, 22-25, 12-25
DURRES, 20 shkurt 2013– Fitorja në fund javën e kaluar, kishte rritur entuziazmin në kampin durrsak. Trajneri i UMB Volejit Gurabardhi, kishte vlerësuar ndjeshëm Teutën si një rival i papritur veçanërisht pas fitores me Tiranën. Dhe nuk ishte gabuar. Volejbollistet e Teutës në se do të ishin treguar më të vëmëndëshme në fundin e setit të dytë dhe të tretë, fitorja mund të kishte qenë për ta e thellë.
Por ja që kthesat e lojës ishin të papritura dhe në këtë pikë Teuta ishte pa fat. Shifrat janë argumenti më i mirë i asaj që ndodhi mbrëmë në Ramazan Njala. Lojë e bukur, kombinative me shanse për t’u fituar nga të dy ekipet. Seti i parë deri në pikën e 15-të foli për durrsaket, të cilat kryesuan 9-5 dhe 14-10. Pikërisht këtu edhe frenohen. Shifrat barazohen 15-15. Deri në fund ky set do të kishte plot 13 barazime. Volejbollistja që bëri diferencën dhe që mbeti pika më e fortë e UMB Volejit ishte Erblira Bici. Këtë volejbollistet e Teutës nuk arritën ta ndalnin. Barazimi 15-15, do të ndiqej pikë pas pikë deri në 23-23.
Dy pikët e fundit realizohen mrekullisht nga UMB Volej dhe 25-23. Seti i dytë kaloi në dramacitet të plotë. Teuta shkëputet deri në 18-14. Por barriera psikologjike tentonte sërish t’i pengonte ato drejt suksesit. Pas pesë barazimeve nga 22-22, deri në 26-26, Teuta shënon edhe dy pikët në vijimësi, duke barazuar setet në 1-1. Në setin e tretë ndodh çudia, duke besuar vërtet se durrsaket ishin të pafat. Rezultati është 21-16 për Teutën. Në shërbim për UMB Volejin Bici. E kush mund ta mendonte se Teuta pas kësaj do të shënonte vetëm 1 pikë dhe sfidantja e saj 9 pikë.
Fitorja e setit kështu bëhet e papritur dhe pas kësaj dorëzimi i Teutës bëhet fakt i kryer. Fitorja e setit të tretë për vazjat e universitetit Marin Barleti, ndikoi në lirimin e plotë të tyre nga emocionet, ndërsa e kundërta ndodhi tek rivalja e tyre. Volejbollistet durrsake ishin të “ngrira” dhe pa më të voglën mundësi për të reaguar. Tërë ajo lojë tërheqëse dhe me nivel që kishin kryer në tri setet e tjera, thuajse u harrua dhe që një punë që shkoi dëm. Ndeshja e vlefshme për Top Volej Liga, mbyllet me fitoren e vajzave të UMB Volejit 3-1. Me 5-6 mars në Durrës zhvillohet finalet e Kupës së Shqipërisë në voeljboll për femra dhe më pas rrjedha e kampionatit kombëtar të volejbollit për këtë formë konkurimi, do të prekë fazën e plejofit.
TEUTA: Begiçi, G. Smajlaj, Guza, Gashi, S. Smajlaj, Zakova, Llupo, Dallupi, Maloku, Plaku. Trajner: E. Jazexhiu
UMB VOLEJ: Fagu, Braho, L. Zheleznyakova, Xhyliu, Bici, O. Zheleznyakova, Sadiku, Sallaku, Matoshi, Vokrri, Shehu, Tuci. Trajner: H. Gurabardhi
GJYQTARË: E. Preka, M. Kondakçiu
/B. Qesja Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/