Humbje e hidhur, gati-gati dramatike në “Air Albania Stadium”.

Shqipëria mundet 3-1 nga Izraeli në një ndeshje me shumë volum, por pak qartësi dhe shumë raste të shpërdoruara.

20 minutat e pjesës së dytë shkatërruan gjithçka të mirë që skuadra e Edoardo Rejës bëri në një ndeshje ku mund të kishte marrë më shumë, por sot vuan dhe rrëzohet në vendin e fundit të grupit B2 të Ligës së Kombeve, me pak shanse për vendin e parë që siguron një biletë për play off-in e Euro 2024, por edhe hyrjen në sallonin e të mëdhenjve të futbollit europian.

Shqipëri kaotike dhe me një penallti të anuluar nga sistemi VAR që u fal nga mbrojtësi Vitor me një rast flagrant por më pas një penallti e fituar nga Ivan Balliu që u transformua në gol nga Armando Broja ndërsa Solomon më pas fiku të gjitha dritat e skuadrës kuqezi.

Reja propozoi një formacion të ndryshuar krahasuar me Islandën ku Broja dhe Uzuni morën përsipër peshën e sulmit ndërsa Bajrami e Asllani atë të mesfushës.

Nisi me ritëm të çmendur ndeshja ku izraelitët treguan “dhëmbët” që në minutat e para duke vendosur në provë mbrojtjen shqiptare ndërsa me kalimin e minutave, Shqipëria fitoi besim dhe metra në fushën e blertë.

Broja dhe Uzuni shumë aktivë në gjysmëfushën e miqve tentuan të jepnin shkëndijat e para, ndërsa rastin e parë të vërtetë e regjistruam në të 20-ën me Uzunin që në duelin me Vitor ky i fundit u dyshua se preku topin me dorë.

Për arbitrin ishte penallti por pas konsultimit me sistemin VAR, u anulua gjithçka. Reja kërkoi më shumë presion dhe ishte radha e Ismajlit për të rrezikuar ndërsa në krahun tjetër nxorri bllof gjithë mbrojtjen kuqezi duke humbur një rast ideal.

Izraeliti i fali mbrojtësit e Shqipërisë dhe në krahun tjetër ndeshja u bë më intensive në zonën e Marcianos. Broja dhe Uzuni shumë aktivë në gjysmëfushën e miqve tentuan të jepnin shkëndijat e para, ndërsa rastin e parë të vërtetë e regjistruam në të 20-ën me Uzunin që në duelin me Vitor, ky i fundit u dyshua se preku topin me dorë.

Në frymën e fundit të kësaj pjese, Balliu u ndalua në mënyrë të parregullt dhe këtë herë Shqipëria realizoi golin që çliroi këmbët e lojtarëve shqiptarë. 1-0, Shqipëria shkoi në pushim me avantazhin e artë.

Edhe më e çmendur pjesa e dytë që nisi me Brojën protagonist por të vetëm dhe të izoluar në sulm ndërsa Izraeli me Solomon bëri që “Air Albania Stadium” të ngrinte në minutën e 57. Goli i barazimit si një “dush i ftohtë” për skuadrën dhe trajnerin Reja që hyri në fushë i nervozuar me pasivitetin e mbrojtjes. Izraeli mori edhe më shumë zemër me një tjetër inkursion ndërsa Shqipëria humbi terren ndjeshëm.