20shtator 2015 – Dramë në basketbollin Italian. 21-vjeçari Alessandro Pagani i skuadrës Assigeco Casalpusterlengo pësoi një para-infarkt dhe u shemb në tokë gjatë finales së turneut Manerbio.Të riut iu dha menjëherë ndihma e shpejt në parket me ndihmën e defibrilatorit, për t'i rikthyer rrahjet e zemrës. Basketbollisti nisi të merrte sërish frymë. Në ndihmë të doktorit sportiv shkoi edhe një mjeke, e cila ishte e pranishme në ndeshje mes publikut.
Pagani u transportua në spital vetëm pas 15 minutave në gjendje të rëndë, ndërsa menjëherë nisën polemikat për mungesën e makinës së ambulancës në ndeshje. Gjithçka ndodhi në sy të tifozëve të pranishëm në pallatin e sportit, ndërsa në tribuna ndodheshin edhe prindërit e djaloshit. Situata mbetet kritike dhe Pagani vazhdon betejën për jetën. Sipas raportimeve nga mediat italiane, 21-vjeçari u përmend në spital dhe madje arriti të njihte të atin. Ai do t'i nënshtrohet të tjera kontrolleve specifike, për të evituar dëmtime cerebrale.
/portali DurresLajm/