Emocione dhe spektakël ofron 90-minutëshi mes Partizanit e Teutës në “Elbasan Arena”, teksa rrebeshi i shiut që shoqëroi gjithë ndeshjen, në fund “përmbyti” durrsakët, të cilët kryesonin deri në minutën e 90’, por dolën pa pikë.
“Të kuqtë” e Ilir Dajës ia dolën të realizojnë një përmbysje spektakolare, duke shënuar në minutën e 90’ me penallti me Junior dhe në të 96-ën me Carënm, që vulosi fitoren e dytë sezonale për kryeqytetasit.
Ishte Teuta që kaloi e para në avantazh më Pepi Gjorgiev në minutën e 26-të të takimit.
Në të dytën, të kuqtë u hodhën në sulm për të gjetur barazimin, por erdhi vetëm në minutën e 90-të nga një penallti e shndërruar në gol nga Zhunior.
Më herët, Aleksi dhe Albion Marku lanë lojtarët me 10 lojtarë pas një përplasje. Përmbysja e çmendur erdhi në minutën e 96-të ku Tedi Cara pas një veprimi të bukur mposhti Pano Qirkon duke i dhuruar 3 pikë Partizanit.
Sfida u luajt deri në minutën e 100-të, por rezultati nuk ndryshoi.
Nuk mungoi as tensioni në fushë, me dy skuadrat që e mbyllën ndeshjen me 10 futbollistë, ndërsa në fund feston Partizani, që merr fitoren e dytë sezonale dhe Teuta zhytet në krizë, pasi nuk ka fituar asnjë nga 5 ndeshjet e fundit.
Dramë në “Elbasan Arena”, Partizani përmbys Teutën në minutën e 96-të
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit
Mbi 200 mijë euro fitim në muaj duke pastruar para në Shqipëri, arrestohen 24 persona, mes tyre dhe një shqiptar
Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt po përjetojnë një krizë në marrëdhënie? Ja çfarë ndezi dyshimet…
Sërish tensione në protestën e Lapajt, një person shoqërohet me ambulancë në spital





