20 shtator 2015 – Debutimin e parë si regjisor do të bënte me filmin “Gratë ruse” (Russkiye zheny), me skenar të shkrimtarit të famshëm shqiptar Ismail Kadare qysh në vitin 2013. Por skenaristi dhe shkrimtari i njohur rus Juri Arabov, deklaroi në Moskë, tha shtunën, më 19 shtator 2015:
“Sërish nuk janë siguruar paratë për pjesën evropiane. Shqipëria [Ministria e Kulturës në vitin 2013 kishte përcaktuar fondin – “DurresLajm”] është partnere evropiane e projektit. Është film për epokën e Hoxhës, diktatorit, nën thikën e të cilit ranë të parat gratë ruse, që u martuan me shqiptarë në periudhën e miqësisë mes dy vendeve. Kryesisht ishin filologe, zonja me shije te hollë të diplomuara në universitetin e Moskës në vitet 1950, të cilat shkuan në gurore dhe për më tepër përjetuan tortura. Duhet xhiruar në Shqipëri, nevojitet rekonstruksion i caktuar dhe askush nuk bën kinema të tillë përveçse buxheti i planifikuar”.
/th. m. DurresLajm/