Nga numërimi i votave në 301 kuti nga 342 në total pak ka ndryshuar nga konfigurimi i Këshillit të ardhshëm Bashkiak në Durrës.

Ndryshe nga orët e paradite, Partia Socialiste ka humbur një mandat dhe deri në këto momente çon në KB 28 emra këshilltarësh.

Mandatin e humbur nga PS e ka marrë Partia Socialdemokrate duke bërë të mundur që këshilltarja Flutura Kasa të rizgjidhet për një mandate tjetër 4-vjeçar. Por ndryshe nga zgjedhjet e 2019, kur këshilltarja Kasa e mori mandatin si kandidate e Partisë Socialiste të Moderuar, në këto zgjedhje ajo garoi dhe mori mandatin nën siglën e një tjetër partie.

Ndërkohë asnjë nuk ka ndryshuar për 4 partitë e tjerë. Koalicioni “Bashkë fitojmë” ka 13 mandate, PD 5 mandate, PAA 3 mandate dhe PDIU 1 mandat.

Vijon procesi i numërimit në KZAZ nr.21 te Pallati i Sportit dhe në përfundim të tij do të jetë plotësisht i qartë konfigurimi i KB-së së ardhshme.