Dy shqiptarë u arrestuan në Kroaci pasi u kapën me 11.35 kilogramë heroinë. Sipas mediave vendase, droga ishte ndarë në 20 pako dhe ishte fshehur në një vend të modifikuar në automjetin e shqiptarëve.

Shqiptarët të moshës 30 dhe 44 vjeç, u ndaluan sapo kaluan kufirin në Karasovići të martën, rreth orës 11:30 të paradites. Autoritetet policore ushtruar kontroll në makinë me qen antidrogë dhe ishte pikërisht ky i fundit që zbuloi drogën.

Sipas mediave kroate, aktualisht autoritetet në Dubrovnik kanë nisur hetimet për të përcaktuar nëse ata po e transportonin heroinën nga Shqipëria drejt vendeve të Europës Perëndimore.