Çmimet e deritanishme për dramat “Amour”, të Michael Haneke, dhe “Lincoln”, të Steven Spielberg, duket se të dy këta filma po i shtyjnë drejt nderimit me Oscar.

“Amour”, filmi fitues i Palmës së Artë i regjisorit austriak, Michael Haneke, ka vazhduar rrugëtimin e tij drejt sukseseve. Pasi që gjatë fundjavës mori tri top çmimet e Shoqatës Kombëtare të Kritikëve të Filmit, “Amour” shfaqet edhe si favorit i fuqishëm për çmimin Oscar, në mesin e filmave të prodhuar jashtë Amerikës.

Në fakt, Shoqatës Kombëtare e Kritikëve të Filmit, dramën në gjuhën frënge, që flet për një çift të moshuar që analizon pasojat e një goditjeje shkatërruese, e cilësoi si filmin më të mirë të vitit 2012, Haneken si regjisorin më të mirë, përderisa Emmanuelle Riva si aktoren më të mirë.

Nata ishte e frytshme edhe për filmin ‘Lincoln’, të regjisorit Steven Spielberg, i cili në shkurt ka gjasa të mëdha të jetë edhe fituesi i vitit, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar. Filmi historiko-biografik, që flet për ish-presidentin amerikan, Abraham Lincoln, u shpërblye me çmimin për aktorin më të mirë, të cilin për portretizimin e ish-presidentit Lincoln e mori Daniel Day-Lewis. Filmi fitoi edhe çmimin për skenarin më të mirë, i cili iu dha skenaristit Tony Kushner.