Poliklinika e Specialiteteve në Durrës, është drejt përfundimit, e cila do të ofrojë shërbim për rreth 290 mijë banorë të qarkut.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa pamje nga godina e rikonstruktuar, e cila do të rihapet me ambiente pritëse të zgjeruara, kushte bashkëkohore dhe aparatura të teknologjisë së fundit.
“Poliklinika e Specialiteteve do të ofrojë shërbim të shpejtë dhe cilësor në 17 specialitete të ndryshme dhe ekzaminime laboratorike. Vijojmë pa u ndalur investimet për të transformuar dhe modernizuar infrastrukturën shëndetësore si dhe për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve”, shkruan Rama.