Muzeu Arkeologjik i Durrësit ndodhet në fazën përfundimtare të procesit të muzealizimit dhe shumë shpejt pritet të jetë gati për t’u rihapur për publikun.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhe, i cili përmes një postimi thekson se punimet po vijojnë çdo ditë dhe se objekti është gjithnjë e më pranë momentit të rihapjes.

Kujtojmë se gjatë vitit të kaluar, në një vizitë në këtë muze së bashku me kryeministrin Edi Rama, ministri Gonxhe deklaroi se punimet pritej të përfundonin deri në vjeshtën e vitit 2025.

Postimi i plotë:

Muzeu Arkeologjik i Durrësit ndodhet tashmë në fazën përfundimtare të procesit të muzealizimit. Punimet po vijojnë dhe çdo ditë jemi gjithnjë e më pranë momentit të rihapjes së tij për publikun