Policia spanjolle ka ndaluar 12 shtetas shqiptarë në tentativë për t’u larguar drejt Britanisë së Madhe.
Shqiptarët u kapën në një anije tip tanker që transportonte paisje të mullinjve me erë nga porti i Bilbaos drejt bregut perëndimor të Skocisë.
Anija ishte nisur të hënën nga porti bask, drejt Ferrol-it ku do të bënte edhe ndalesën e fundit përpara se të nisej në Skoci.
El Diario raporton se shqiptarët kishin ndërtuar një kamp me tenda dhe po qëndronin në portin e Bilbaos, para se të niseshin me anije.





