Ashtu siç ishte paralajmëruar, të rinjtë në Durrës janë mbledhur edhe sonte në sheshin “Liria” për të protestuar për vrasjen e Klodjan Rashës.
Protestuesit në qytetin e Durrësit ashtu si në të gjithë vendin kërkojnë drejtësi për Klodjanin, I cili u vra më 8 dhjetor nga një efektiv policie.
Një natë më parë, protesta në Durrës agravoi në prishjen dhe djegien e dekorit festiv në sheshin “Liria”.
Polica njoftoi mëngjesin e sotëm se ka arrestuar 7 persona, proceduar 15 si dhe shpalli dy të tjerë në kërkim.





