Në rrjete sociale vijojnë thirrjet për t’iu bashkuar protestave në mbarë vendin për Klodjan Rashën.

Nën hashtagun “Drejtësi për Klodjanin”, bëhet me dije se në qytetin e Durrësit pasditen e kësaj të shtune do të mbahet protesta e radhës në orën 17:00.

“E shtunë, e diel, e gjithë rinia në këmbë, ne nuk jemi për të djegur, ne jemi për drejtësi. Në Durrës e gjithë rinia para bashkisë, shihemi në orën 17:00”, thuhet në poster.

Protestat kanë nisur prej 4 ditësh pas vrasjes së Klodjan Rashës nga një efektiv policie më 8 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.

Një natë më parë, protesta në Durrës agravoi në prishjen dhe djegien e dekorit festiv në sheshin “Liria”.

Polica njoftoi mëngjesin e sotëm se ka arrestuar 7 persona, proceduar 15 si dhe shpalli dy të tjerë në kërkim.