9nëntor 2015 – Ylli Manjani, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim mund të jetë ministri i ri i Drejtësisë. Ende nuk është konfirmuar se kush do të zëvendësojë ministrin Nasip Naço, i cili dha dorëheqjen ditën e sotme.
Manjani mësohet se ka zhvilluar një takim me kryetarin e LSI-së, Ilir Meta, duke u shprehur më pas se ky dikaster do të mbetet me drejtues nga radhët e partisë që ai përfaqëson. Deri në minutat e fundit për kreun e Drejtësisë diskutoheshin Saimir Tahiri dhe Vasilika Hysi, por në orët e pasdites emri i Ylli Manjanit është më i favorshmi.
Vetë Meta tha se ministri i ri që do të propozojë kryeministri do të jetë bashkëpunues.
/portali DurrësLajm/