20 nëntor 2014 – Eduard Dushaj, 35 vjeç u arrestua nga Interpol Londra për llogari të Interpol Romës, sepse mbi të rëndonte një dënim me 13 vjet burg dhe 30 000 euro gjobë. Dënimi ishte dhënë nga Gjykata e Savonës në vitin 2010, sepse Eduardi 10 vjet më parë rreth vitit 2000 ishte marrë me prostitucion në zonën e Savonës. Ai u dënua për rrëmbim personi dhe skllavërim femre.
Policia angleze po heton me shumë vëmendje, lidhjet dhe aktivitetin e Eduardit në Angli. Dyshohet se ai edhe në Angli është marrë me prostitucion dhe trafik drogash të rënda të klasit A.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





