(Në foto – Liri Berisha (gruaja e ish-kryeministrit Berisha), Elisabeta Gjoni (zv.Guvernatore e BSH) Mimoza Vokshi, Albana Vokshi, (deputete e PD) Miranda Rama (gruaja e vellait te Liri Berishes dhe keshilltare aktuale e Adrian Fullanit), ne krahun tjeter, nje ish anetare e Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare dhe Argita Berisha (vajza e ish-kryeministrit Berisha)
Tiranë, 6 shtator 2014 – Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Elisabeta Gjoni, njeriu shumë pranë familjes Berisha, merr në dorë drejtimin e institucionit më të lartë financiar në vend, pas arrestimit të Guvernatorit Ardian Fullani. Zonja Gjoni ka qenë personi që ka pasur në kontroll financat e Sali Berishës në kohën kur ky i fundit ishte presidenti i Shqiëprisë në vitet, 1992-1996.
Në CV-në e saj të publikuar në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë, gjatë viteve 1992-1996 Elisabeta Gjoni ka qenë këshilltare financiare e Presidentit të Republikës dhe si anëtare e Komitetit Negociator për Borxhin e Jashtëm, kohe kur president ishte Berisha. Një tjeter fakt, po i specifikuar në CV e saj që e bën “të preferuarën” e familjes Berisha, është dhe afrimiteti me Liri Berishën, ku Gjoni është anëtare e bordit të Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, një organizatë jofitimprurëse, që drejtohet pikërish nga bashkëshortja e ish-kryeministrit Berisha.
Elisabeta Gjoni është Zëvendësguvernatore e parë e Bankës së Shqipërisë që prej muajit janar 2012. Ajo është edhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej muajit nëntor 2011, e propozuar nga qeveria Berisha.
Para ushtrimit të këtyre detyrave, Zj. Gjoni ka pasur një karrierë të pasur në sektorin financiar dhe në fushën e rregullimit të tij. Ajo ka shërbyer si Kryetare e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare që prej themelimit të këtij institucioni në 2006 deri në dhjetor 2011. Më herët, ajo ka shërbyer në sektorin e titujve si Kryekomisionere e Komisionit Shqiptar të Letrave me Vlerë. Gjithashtu, ka qenë anëtare e bordit mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për 8 vjet dhe Zëvendësguvernatore e Bankës së Shqipërisë gjatë viteve 1995 -1997.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





