Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Bëhet fjalë për Dashamir Rakipajn, 58  vjeç dhe  Frederik Tufën 62 vjeç,  të dy banues në Durrës. Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë, pasi drejtonin automjetin në gjendje të dehur.

Një natë më parë, më datë 30.07.2016, në autostradë tek mbikalimi i Sukthit, shtetësia E.D.  28 vjeçe, banuese në Kavajë, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 759 AA, ka goditur mjetin  tip Wolzvagen me targa AA 759 AA që drejtohej nga shtetasi Frederik Tufa dhe ky i fundit ka goditur mjetin tip Chervolet  me targa DR 9974 E që drejtohej nga shtetasi Dashamir Rakipaj.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga testet e alkoolit të bërë shtetasve Rakipaj dhe Tufa rezultoi se ishin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt"parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.