Vijon kontrolli me Drager nga Policia Rrugore e Tiranës për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që abuzojnë duke drejtuar mjetin nën efektet e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Deri në këto momente rezultojnë 5 drejtues mjetesh të arrestuar, një prej tyre femër, pasi drejtonin mjetet në gjendje të dehur.
14 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Arrestimet:
Shtetasi me iniciale E.G, u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkoolit ne masen testi i pare 0.66 mg/l, testi i dyte 0.67 mg/l
Shtetasja me iniciale T.M u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkoolit ne masen testi i pare 0.59 mg/l, testi i dyte 0.60 mg/l
Shtetasi me iniciale I.K, u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkoloit ne masen testi i pare 0.86mg/l, testi i dyte 0.92 mg/l
Shtetasi me iniciale A.H u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkoolit ne masen testi i pare 0.54mg/l, testi i dyte 0.57 mg/l.
Shtetasi me iniciale E.M, u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkoolit ne masen testi i pare 0.61mg/l, testi i dyte 0.62 mg/l.





