Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona, të cilët drejtonin mjetin në mënyrë të parregullt.
Policia informon se një 70-vjeçar kishte konsumuar alkool, ndërsa një tjetër shkaktoi aksident gjatë drejtimit ë një çiklomotori.
Njoftimi i policisë
Arrestohen tre shtetas për Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt !
Strukturat Policore të Seksionit të Qarkullimit Rrugor në DVP.Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë për Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, shtetasit :
Veliko. D., 27 vjeç, banues në fshatin Alikokë,
Shtetasi i mësipërm duke drejtuar mjetin tip ”Benz”, është përplasur me një mjet çiklomotor, ku ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i çiklomotorit shtetasi E.M..
Miklovan. B., 43 vjeç, banues në Vlorë,
Shtetasi i lartpërmendur është konstatuar nga shërbimet policore në vendin e quajtur ”Fabrika e Tullave”, duke drejtuar nën efeketin e pijeve alkoolike (në gjendje të dehur), mjetin tip ”Lancia”.
Meleq. I., 70 vjeç, banues në Vlorë
Shtetasi Meleq.I., është konstatuar nga shërbimet policore në rrugën ”Ismail Qemali”, duke drejtuar nën efektin e pijeve alkoolike (në gjendje të dehur), mjetin tip ”Benz”.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj shtetasve të mësipërm për veprime të mëtejshme.





