Policia e Tiranës ditën e sotme ka arrestuar në flagrancë dy shoferë me iniciale Xh. B. dhe S. L. teksa drejtonin automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Mësohet se shoferët janë ndaluar për kontroll pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetet e tyre, në mënyrë të parregullt dhe pas testit kanë rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.
Uniformat blu bëjnë të ditur se shkon në 26 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, gjatë këtij viti.