Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, ka kapur katër drejtues motorësh të cilët lëviznin nëpër qytet pa patentë.
Nga burimet zyrtare mësohet se ditën e djeshme janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për:
- Shtetasin J.S., vjeç 29, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip "Piaxho".
- Shtetasin B.H., vjeç 57, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 17, Durrës, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip "Dajang".
- Shtetasin Sh.D., vjeç 57, banues në Shënavlash, Durrës, pasi në rrugën "Bajram Tusha", Durrës, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip "Lonxia".
- Shtetasin e miturin A.A., vjeç 14, banues në Durrës, pasi në rrugën Shënavlash-Sektori Rinia, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip "Chrysler".
Katër shtetasit e mësipërm do procedohen në gjendje të lirë për veprën penale "Drejtimi i automjeteve pa dëshmi", neni 291 i Kodit Penal.





