Policia ka arrestuar një 25-vjeçare, pasi është kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Nga burimet zyrtare mësohet se në pranga ka rënë e reja B. M., 25 vjeçe, banuese në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “BMW” në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.